Sergio Aguero do të pensionohet nga futbolli aktiv
BKT
Sport

Sergio Aguero do të pensionohet nga futbolli aktiv

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero do të pensionet nga futbolli aktiv për shkak të problemeve me zemër, raporton gazetari i njohur Gerard Romero.

Që prej transferimit nga Manchester City te Barcelona, Aguero bëri paraqitjen e tij të dytë për katalunasit në barazimin 1:1 kundër Alaves, ku iu desh të zëvendësohet në minutën e 41’ të ndeshjes për shkak të problemeve me rrahje të zemrës, përcjell KosovaPress.

Raportohej se Aguero do të mungonte në fushat e blerta për afro tre muaj, po si duket tani ylli argjentinas ka vendosur që të varë këpucët e tij.

Aguero e ka marrë këtë vendim për pensionim, dhe po ashtu është informuar edhe klubi i tij Barcelona.

Rreth kësaj çështje do të ketë një konferencë për media në javën e ardhshme për të sqaruar situatën e Agueros.