​Liverpool-Arsenal, fillon ndeshja
BKT
Sport

​Liverpool-Arsenal, fillon ndeshja

Ka filluar ndeshja në stadiumin “Anfield Road” mes dy gjigandëve anglez Liverpool dhe Arsenal, e vlefshme kjo për xhiron e 12 të Premier Ligës angleze.

Liverpooli do të kërkojë me çdo kusht fitoren, që tu rikthehet rezultateve pozitive pas humbjes në xhiron e kaluar kundë West Ham me rezultat 3:2, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, Arsenali është në një seri prej 11 ndeshjeve pa humbje, ku në ndeshjen e fundit regjistroi fitore me rezultat minimal 1:0.

Të dy skuadrat në tabelë i ndanë një vend dhe një pikë, ku Liverpooli zë vendin e katërt me 22 pikë, kurse Arsenal pozicionohet në vendin e pestë me gjithsej 20 pikë.