Watford fiton ndaj Manchester United
BKT
Sport

Watford fiton ndaj Manchester United

Skuadra e Watford ka shënuar sot fitore në ndeshjen kundër Manchester United, duke ia shkaktuar “Djajve të Kuq” humbjen e dytë radhazi.

Watfordi e ka shkatërruar me rezultat 4:1 skuadrën e Manchester United, përmes golave të King, Sarr, Pedro dhe Dennis.

Fillimisht, ishte sulmuesi Joshua King ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku në minutën e 28’ kalon skuadrën e Watford në epërsi prej 1:0.

Epërsinë e dyfishoi sulmuesi anësorë Ismaila Sarr, i cili shënon golin e dytë për Watford dhe të fundit në pjesën e parë në minutën e 44’.

Manchester United gjeti golin e parë të ndeshjes dhe të fundit për ta në minutën e 50’ të ndeshjes, përmes mesfushorit holandez Donny van de Beek.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit, Pedro shënon në minutën e 90’+2 shtesë për të thelluar epërsinë e Watford në 3:1.

Skuadra e Claudio Ranierit nuk u ndal me kaq, ku e shënoi edhe golin e katërt në minutën e 90’+6 shtesë përmes Dennis.

Me këtë fitore, Watford ngjitet në pozitën e 16 me gjithsej 13 pikë, kurse Manchester United zë vendin e shtatë në tabelë me 17 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 4:1 në favor të Watford.