“Do ju ulen rrogat”, Bayern Munchen merr vendim ndaj “rebelëve”
BKT
Sport

“Do ju ulen rrogat”, Bayern Munchen merr vendim ndaj “rebelëve”

Disa lojtarë të Bayern Munchen nuk kanë pranuar të vaksinohen. Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Jamal Musiala, Eric Maxim Choupo-Moting dhe Michael Cuisance kanë vendosur të mos marrin asnjë dozë vaksine.

Kimmich qëndroi në izolim deri ta martën si pasojë e faktit që kishte qenë në kontakt me Niklas Sule, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.

Pak ditë “liri” për mesfushorin e Bayernit dhe kombëtares gjermane, pasi ditën e premte është futur sërish në karantinë pas një tjetër rasti me koronavirus te bavarezët.

Jo vetëm kaq pasi Bild am Sonntag bën të ditur se drejtuesit e Bayern Munchen kanë vendosur t’u ulin rrogat “rebelëve” që nuk janë vaksinuar deri tani.

Kimmich, i cili ka veshur 64 herë fanellën e “Pancerave”, deklaroi se nuk është vaksinuar për “shkaqe personale” dhe në Gjermani ka lindur një debat i madh në lidhje me situatën e krijuar te rekordmenët e futbollit gjerman.