Kjo është deklarata e Batatinës pas fitores së madhe ndaj Ballkanit
BKT
Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas fitores së madhe ndaj Ballkanit

Sot u zhvillua ndeshja e fundit e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi shënoi fitore të madhe ndaj Ballkanit me rezultat 4-1, duke u rikthyer nga disavantazhi.

Llapjanët ishin në disavantazh 0-1, por e filluan goleadën nga minuta e 60-të dhe deri në fund shënuan katër herë.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka lavdëruar lojtarët për angazhimin dhe për fitoren në takimin ndaj Ballkanit, të dielën në Merdar.

“Nuk ka qenë ndeshje e lehtë. E dimë që kemi luajtur ndaj një skuadre e cila ishte në pozitën e parë dhe duhet të jeni të kujdesshëm ndaj një kundërshtari të fortë. Në pjesën e parë nuk luajtëm kënaqshëm, loja nuk ishte e rrjedhshme. Në pjesën e dytë ju kam thënë lojtarëve se duhet të ndryshojmë nëse duam të fitojmë. Në momentin e pranimit të golit ndryshova skemën duke bërë zëvendësimet e qëlluara. Trajneri nuk është për të mbajtur vetëm stërvitje, kështu e kam përgatitur ndeshjen dhe në fund erdhi rezultati. Nuk jemi zmbrapsur, kemi vazhduar të sulmojmë deri në fund dhe ia arritëm objektivit”, ka thënë Batatina, transmeton olle.

Me këtë fitore skuadra e Batatinës tashmë futet në top-katërshe me 21 pikë, ndërsa suharekasit bien në vendin e tretë me 24 sosh.