10:51 / 22.11.2021
Rama: Mbi 36 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka ripërsëritur sërish bonusin e bebes për të gjithë ato familje që gëzojnë ardhjen në jetë të një fëmije.
Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se gjatë vitit 2021 kanë ardhur në jetë 36 238 fëmijë, të cilët kanë marrë bonusin e bebes të mbështetur nga programi i mbrojtjes sociale.
Ai gjithashtu ka theksuar se dhe në buxhetin e 2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur.























