Kushi: Informimi i drejtë i fëmijëve përgjegjësi e gjithë shoqërisë
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila ndodhet në Elbasan ka folur për rastin e vdekjs së 13-vjeçarit nga Lushnja i cili dyshohet se humbi jetën duke realizuar një sfidë në TikTok.
Kushi u shpreh se është një shqetësim që e ka ngritur prej kohësh në media dhe në takimet e zhvilluara me mësues, prindër dhe ekspertë.
Kushi shtoi se fëmijët rrinë për një kohë të gjatë dhe aksesojnë në burime të pakontrolluara informacionin. Kjo influencon sjelljen e tyre. Rasti i 13-vjeçarit në Lushnje akoma nuk është vërtetuar, por dyshimet janë për shkak të angazhimit të tij të madh në rrjete sociale. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, e gjithë shoqërisë. Ne si institucione arsimore padyshim që kemi përgjegjësi shumë të lartë në mirë informimin e tyre nga rreziku që mund t'i vijnë nga përdorimi i tepruar i teknologjisë, por kjo është një detyrë që ne duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, padyshim edhe familja dhe gjithë shoqëria. Jemi dëshmitarë të rasteve kur prindërit i lejojnë fëmijët që të rrinë me orë të gjata dhe as nuk i kontrollojnë se çfarë informacionesh marrin, ku aksesojnë.
Kushi u shpreh se ka bërë një ftesë publike për hapjen e një debati ku të diskutohet se çfarë përgjegjësi duhet të marrë secili dhe të hartohen strategji e politika se si të edukohen sa më mirë fëmijët.
13-vjeçari ka kryer vetëvrasje në Lushnje mbrëmjen e së shtunës, 20 nëntor. Mësohet se kanë qenë familjarët që e kanë gjetur të miturin e vetëvarur./oranews























