Incidenti me Payet: Sot mblidhet Disiplinori, priten vendime të rënda
BKT
Sport

Incidenti me Payet: Sot mblidhet Disiplinori, priten vendime të rënda

Komisioni disiplinor i ligës franceze të futbollit do të mblidhet sot, rreth mesditës, për të diskutuar mbi episodin e rëndë të ndodhur në sfidën Lyon-Marseille.

Lojtari i Marseille, Dimitry Payet u godit me një shishe nga tifozët e Lyon në minutën e katërt çka bëri që edhe ndeshja të pezullohej.

Takimi, raporton L’Equipe, me sa duket do të mbahet me videokonferencë ku protagonistët e ndryshëm të historisë do të dëgjohen dhe do ta vënë çështjen nën hetim përpara se të marrin një vendim përfundimtar.

Vendimi pritet të vijë brenda tre javësh. Pezullimi i Lyon-Marseille këtë herë mund ta shtyjë komisionin disiplinor të marrë masa shembullore. Ndërkohë, që do të merren masa paraprake, të cilat mund të çojnë në mbyllje të pjesshme ose totale të stadiumit Groupama para përfundimit të hetimeve. Ajo që është e sigurt sipas mediave franceze, është se disiplina do të marrë një vendim që nuk do të falë asnjë gjë.