Gazetari francez sulmon Pavardin
Një gazetar investigativ francez i quajtur Romen Molina ka sulmuar yllin e Bayern Munchen, Benjamin Pavard.
Sipas tij, mbrojtësi nuk po kalon një periudhë të mirë për shkak të abuzimit të tij në jetën private, transmeton Panorama.
“Pavard nuk e ka mendjen te futbolli. Ai shkon në shumë festa që organizohen në Paris dhe konsumon shumë shisha. Ai nuk mund të sprintojë në maksimum duke u shfaqur shumë i avashtë. Stafi i kombëtares franceze është shumë i shqetësuar për formën e tij”, u shpreh Molina. Edhe te kampionët e Gjermanisë Pavard nuk është shfaqur në nivelin më të lartë të tij.
Francezi humbet shumë dyluftime dhe në aksionet sulmuese është shumë i avashtë duke mos ndihmuar skuadrën siç ka bërë në sezonet e kaluar. Nuk mund të përjashtohet një largim i tij pasi në skuadrën e Bayern nuk tolerohen shumë festat dhe abuzimi. Mjafton të kujtojmë Arturo Vidalin, i cili u largua pikërisht për këtë arsye nga Munchen disa vite më parë.























