Rooney shprehet i zhgënjyer me futbollistët e Manchester United
BKT
Sport

Rooney shprehet i zhgënjyer me futbollistët e Manchester United

“Djajtë e Kuq” u ndanë me norvegjezin pas humbjes nga Watford dhe ish-shoku i tij i skuadrës shprehet i zhgënjyer nga lojtarët e tij.

Trajneri i Derby County, Wayne Rooney, ka treguar zhgënjimin e tij për përpjekjet e lojtarëve të Manchester United në paraqitjet e tyre për Ole Gunnar Solskjaer, duke shtuar se shfaqja e tyre do ta zemëronte atë nëse do të ishte në krye të skuadrës.

Manchester United u nda nga Solskjaer pas një disfate 4-1 ndaj Watford, duke i dhënë fund periudhës së tij gati trevjeçare në krye të Old Trafford, shkruan Goal.com, transmeton Klankosova.tv.

“Isha shumë i zhgënjyer duke parë atë ndeshje dje sepse, si menaxher, ju mund të krijoni një ekip dhe të punoni në formë dhe si dëshironi që skuadra të luajë, por nuk ka asnjë justifikim për disa nga ato paraqitje nga disa lojtarë”, tha Rooney për talkSPORT pas lajmeve për largimin e Solskjaer.

Tutje, Rooney e pranoi se do të dëshironte të kthehej në Old Trafford.