Historia e Johnny Depp dhe Amber Heard do të bëhet dokumentar
BKT
Magazina

Historia e Johnny Depp dhe Amber Heard do të bëhet dokumentar

Dokumentari do të shfaqet para fundit të vitit në kanalin Discovery Plus

Historia e martesës së  aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard do të jetë subjekt i një dokumentari të ri me dy pjesë. Ish-çifti janë përfshirë ndër vite në një betejë ligjore shumëvjeçare ku të dy kanë mohuar akuzat e njëri-tjetrit për abuzim në familje.

Dokumentari do të shfaqë intervista me avokatë të përfshirë nga të dyja palët, si dhe dëshmi nga persona të afërt me ish-çiftin. Po ashtu pjesë e dokumentarit do të jenë pamjet dhe regjistrimet audio të filmuara nga vetë ata.

Dokumentari i titulluar Johnny vs. Amber  në pjesën  e parë të dokumentarit do të flitet për aktorin Johnny Deep  dhe më pas ana e Heard-it do të pasqyrohet në të dytën.

Dokumenti do të shfaqet në Discovery Pluspara fundit të vitit. Në vitin 2016, Amber Heard paraqiti kërkesë për divorc nga Johnny Depp dhe çështja, e cila përfundoi me një vendim të Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar kundër Depp, pushtoi mediat ndërkombëtare.

 


MË SHUME NGA Magazina