Billie Eilish do të prezantojë në shfaqjen e njohur amerikane
BKT
Magazina

Billie Eilish do të prezantojë në shfaqjen e njohur amerikane

Kjo është hera e parë për këngëtaren që do të marrë këtë rol në ‘Saturday Night Live’

Këngëtarja e njohur Billie Eilish ka ndarë me të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj një lajm tepër të gëzueshëm.

Krijuesja e hitit të njohur ‘Happier Than Ever’ po përgatitet për të  prezantuar  për herë të parë një episod të ‘Saturday Night Live’. Lajmin e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në instagram.

“ Unë do të prezantoj dhe do të performoj në ‘Saturday Night Live’! Jam shumë e lumtur ,shihemi më 11 dhjetor !’-ka shkruar ajo.

Fituesja e shumë çmimeve ‘Grammy’ dukej shumë e emocionuar për këtë lajm, e cila do të jetë një eksperiencë e re për të. Eilish pritet të promovojë albumin e saj të dytë, “Happier Than Ever”, i cili është pritur mjaft  mirë nga kritikët dhe dëgjuesit.

 


MË SHUME NGA Magazina