Meta e paditi, SPAK kërkon pushim të çështjes për Dvoranin
BKT
Shqipëri

Meta e paditi, SPAK kërkon pushim të çështjes për Dvoranin

Prokuroria e Posaçme kërkon pushim të çështjes ndaj ish-drejtuesit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Argumenti i SPAK për pushimin e çështjes është fakti që nuk ka vepër penale.

Padia ishte dorëzuar nga presidenti Ilir Meta. Ai e akuzonte për disa shkelje gjatë procesit të verifikimit për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese. Presidenti e akuzonte kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përfitim të titullit shtetëror

Gazetarja Glidona Daci ka mësuar se seanca në Gjykatën e Posaçme është parashikuar të mbahet nesër në orën 9:00./Klan News


MË SHUME NGA Shqipëri