Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti promovojnë këngën “Babai im”
BKT
Magazina

Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti promovojnë këngën “Babai im”

Dyshja e dashur për publikun Endri dhe Stefi Prifti kanë publikuar së fundmi një këngë të ndjerë, të titulluar “Babai im”.

Vëllezërit korçarë zgjodhën ta promovonin për here të pare këngën në emisionin “Dola te Ola” .

Kënga i kushtohet kampionit të mundjes Artur Kreka, që sot nuk jeton më dhe është një dedikim nga fëmijët e tij pas vdekjes.

Vëllezërit Endri dhe Stefi në këngë e ndjerë, tregojnë me vargjet e saj se babai ngelet “kampion” në jetën e gjithësecilit. Një dedikim ky për të gjithë baballarëve të cilët kanë ndërruar jetë.


MË SHUME NGA Magazina