19:33 / 22.11.2021
Salma Hayek merr “yllin” e saj
Pas më shumë se 30 vitesh karrierë, Salma Hayek vlerësohet me yllin e saj në bulevardin e famshëm të yjeve në Hollivud.
Ylli i 2709 në radhë, u zbulua nga regjisorja Chloe Zhoao dhe aktori Adam Sandler, me të cilët Hayek ishte protagoniste në filmin “Të rriturit”.
Aktorja 55 vjeçare u vlerësua për talentin e saj të jashtëzakonshëm, si grua që ka ecur vetë në jetë. Hayek ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Hollivud, si protagoniste kryesore në filma dhe televizion.























