Personazhet publike shprehin ngushëllime pas vdekjes së Huyeda El Sayed
BKT
Magazina

Personazhet publike shprehin ngushëllime pas vdekjes së Huyeda El Sayed

Sot (e martë) është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare balerina e njohur shqiptare, Hueyda El Sayed.

Ajo raportohet se prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, nga e cila edhe vdiq.

El Sayed ndërkohë ka lindur në Tiranë, kurse me prejardhje ishte nga Sudani.

Përveç si balerinë, njihej edhe si këngëtare e piktore. E njëjta po ashtu ka marrë pjesë në festivale të ndryshme si “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”./Telegrafi/

Vdekja e saj ka tronditur të gjithë, posaçërisht ata që e njohën nga afër duke bërë kështu që të ketë reagime të shumta edhe në rrjete sociale.

Arbana Osmani, Rona Nishliu, Vesa Luma, Greta Koçi, Rudina Magjistari, Oriola Marashi – ndodhen mes yjesh që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e artistes së famshme.

Më poshtë mund t’i ndiqni reagimet e tyre:

 

 

 


MË SHUME NGA Magazina