Të mërkurën takimi i radhës i “Open Balkan”, Rama merr pjesë online
Kryeministri Rama dhe zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitrov ( në mungesë të kryeministrit Zaev, për shkak të tragjedisë) do t`i bashkohen online një takimi të Open Balkan, takim që do të ketë në qëndër të vëmendjes fjalën e tyre të mërkurën rreth 14:00 në parlamentin serb.
Prezent në parlamentin serb në krah të presidentit Vuçiç do të jetë edhe përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajcak, ndërsa virtualisht në këtë takim do të jetë pjesmarrës zëvendësndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar pritet të përsërisë thirrjen drejt tre vendeve të tjerë të ballkanit perendimor si Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja për tiu bashkuar kësaj nisme.
Më herët nga BRE është deklaruar se nisma “Open Balkan” duhet të jetë gjitëpërfshirëse.
Takimi i paraprin atij që pritet të jetë në fund të dhjetorit në kuadër të “Open Balkan”, ku do të firmohen edhe marrëveshje konkrete./vp























