14:15 / 23.11.2021
PZAP refuzon ankesën e VV-së në Prizren
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për rezultatin e zgjedhjeve në Prizren.
Sipas vendimit thuhet se ankesa e parashtruar nga ana e Vetëvendosjes është e pabazuar.
Vetëvendosje, kishte parashtruar ankesë për rezultatin e zgjedhjeve në Prizren, pas humbjes në balotazh.
Si pasojë, KQZ nuk ka certifikuar rezultatet përfundimtare në këtë komunë.
Shaqir Totaj i PDK-së ka fituar me 1 mijë vota epërsi, përballë kandidatit të Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka.
























