15:03 / 23.11.2021
Prishtina me Ibrakoviq realizon fitoren e parë
Prishtina ka realizuar fitore në përballje me Feronikelin në një ndeshje të vlefshme për BKT Superligën.
Kryeqytetasit mposhtën Feronikelin me rezultat 2-0.
Nën drejtimin e trajnerit të ri, Abdulah Ibrakoviq kjo ishte fitorja e parë.
Leonit Abazi në minutën e 60-të dhe Bleart Tolaj në minutën e 87-të kanë realizuar për prishtinasit.























