Fillojnë punimet në ndërtimin e tribunës në stadiumin e 2 Korrikut
BKT
Sport

Fillojnë punimet në ndërtimin e tribunës në stadiumin e 2 Korrikut

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ishte i pranishëm në përurimin e fillimit të punimeve në ndërtimin e tribunës lindore të stadiumit të “KF 2 Korriku” -t në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Të pranishëm ishin edhe drejtori për sport në Komunën e Prishtinës si dhe drejtuesit e klubit “2 Korriku”, njofton FFK.

Presidenti Ademi uroi KF “2 Korriku”  për fillimin e këtyre punimeve dhe pohoi se tifozët gjithmonë e meritojnë të kenë hapsirën e tyre në çdo stadium.

Ndërtimi i hapsirës së tifozëve është projekt i Komunës së Prishtinës, ndërsa vazhdon bashkëpunimi në projekte të tjera mes FFK, Komunës dhe MKRS-së.