Pioli: Luajmë shansin e fundit në Champions, duhet të japim 100%
BKT
Sport

Pioli: Luajmë shansin e fundit në Champions, duhet të japim 100%

Objektivi i vetëm i Milanit në Madrid është që të mposhtë Atleticon dhe të shpresojë për lajme të mira nga Liverpooli.

Stefano Pioli luan shanset e fundit për kualifikim në turin tjetër të Championsit në sfidën kundër “Colchoneros” të Simeone, duke shpresuar që “të kuqtë”, tashmë të kualifikuar, të mposhtin Porton në Anfield.

“Motivimi për këtë sfidë ka qenë shumë i lehtë. Të gjithë e dimë mirë se ky është shansi i fundit për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, duhet të japim 100% në përqendrim dhe cilësinë e lojës”, ka thënë tekniku kuqezi në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide vendimtare.

Atletico – “Besoj se është një nga skuadrat në Europë, që përmbys më shumë ndeshjet në minutat e fundit dhe e tregoi edhe kundër nesh në ndeshjen e parë. Prandaj duhet të jemi të përqendruar në maksimum. Por edhe e kanë përmbysur, prandaj duhet të qëndrojë në ndeshje deri në minutën e 95-të”.

Formacioni-“Vlerësimi kryesor do të jetë për gjendjen e lojtarëve. Dëmtimi i Rebic na ka privuar nga një lojtar i rëndësishëm, sepse mbeten vetëm 3 alternativa në sulm. Zlatan, Olivier dhe Leao dhe ne zakonisht luajmë të paktën me dy veta në këtë repart.

Unë duhet ti administroj dhe të ruaj gjendjen e tyre, sepse të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe ne duhet të jemi kompetitivë në të gjithë turnetë që marrim pjesë”.

Tomori dhe Romagnoli – “Fikayo ka një problem muskulor, do të mundohemi ta rikuperojmë për të dielën. Alessio është më mirë dhe është i gatshëm për të luajtur që nga minuta e parë. Do të jenë të njëjtët lojtarë që ishin grumbulluar në Firenze dhe vetëm Daniel Maldini i shtohet kësaj liste”.