Krasniqi: Në Skenderaj ishte garë e padëshiruar për neve
BKT
Lajme

Krasniqi: Në Skenderaj ishte garë e padëshiruar për neve

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i ftuar në emisionin “Prime” të RTK-së, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Krasniqi është pyetur edhe për zgjedhjet lokale në komunën e Skenderajt dhe të Drenasit.

“Për Skenderaj ka qenë një garë e padëshiruar prej nesh, është dashur ta zgjedhim të dytën, sepse ndryshe do duhej t’ia fusnim drynin PDK-së”, është shprehur ai.

Ndërkaq, ai ka potencuar se situata ka qenë ndryshe në Drenas.

“Zoti Ajazaj (Driton Ajazaj) është komplet irrelevant, ka qenë rastësisht, aksidentalisht në këtë garë”, ka thënë Krasniqi.

Më tej ai ka bërë të ditur se ka pasur mendime të ndryshme në degë, ku një pjesë prej tyre kanë dashur Ajazin, ndërsa pjesa tjetër Lladrovcin.

“Nuk ka pasur telashe me Lladrovcin, unë iu kam bërë të ditur të gjithëve që Drenasi ka vetëm një adresë, pra Lladrovcin”, ka potencuar mes tjerash Krasniqi.


MË SHUME NGA Lajme