Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, flet për grevën në shëndetësi.
Linda Çavdarbasha, Zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të flas për ndarjen e çmimeve për grantin e përformancës komunale për mjedis të pastër.
Nita Shala, Zëvendësministre e Drejtësisë, Koordinatore Nacionale Kundër Dhunës në Familje, do të flas për nisjen e fushatës të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Gjakova, Edi Kastrati drejtor I teatrit “Hadi Shehu”, flet për fillimin festivalit "Artmania" në Gjakovë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























