Japonia vazhdon mbështetjen ndaj Kosovës
Sot, në Qendrën Burimore për Mësim dhe Konsulencë "Xheladin Deda" në Pejë, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të grantit të ndihmës Japoneze për projektet bazë të sigurisë njerëzore (GGP).
Në ceremoni, z. Mitsunori OGASAWARA, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, nënshkroi një kontratë granti prej 69,502 € me z. Xhavit KASTRATI, Drejtor i Qendrës Burimore, për “Projektin për Përmirësimin e Qendrës Burimore për Mësim dhe Konsulencë “Xheladin Deda” përmes pajisjes me veturë dhe pajisje edukative në Komunën e Pejës”
Projekti do të përmirësojë cilësinë e arsimit për nxënësit e verbër dhe me shikim të dëmtuar dhe me nevoja të veçanta nga e gjithë Kosova duke ofruar një automjet për aktivitetet shkollore si udhëtimi në terren si dhe për mësuesit që të vizitojnë shtëpinë e nxënësve, së bashku me një garazh për veturën, dhe një dhomë senzorike me pajisje edukative. Numri i përfituesve pritet të jetë rreth 110 nxënës dhe prindërit e tyre.
Në ceremoni morën pjesë z. OGASAWARA, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Qendrës Burimore për Mësim dhe Konsulencë "Xheladin Deda". 



























