Adele i kushtoi këngën djalit, por mendon se ai “nuk do ta dojë aq shumë”
Adele ka deklaruar se do të ketë momente në jetën e djalit të saj, Angelo, kur ai nuk do ta dojë dhe aq shumë këngën “My Little Love”.
Krijuesja e hitit “Easy on Me”, albumi i ri i së cilës po dominon të gjitha listat theu zemrat e admiruesve me këngën kushtuar djalit, në të cilin përfshihen copëza bisedash mes tyre. Gjatë një interviste, artistja u shpreh:
“Është shumë personale dhe ai ndoshta do të kalojë faza urrejtjeje ndaj saj kur të jetë adoleshent. Por është një pjesë e rëndësishme e formueses që po përpiqesha të zgjidhja në jetën time, jo e albumit, ndaj më duhej ta përfshija”.
33-vjeccarja tha se për të ishte thelbësore të ishte “transparente dhe e sinqertë me të” pas divorcit nga Simon Konecki. Albumi i Adele është vlerësuar si tepër personal dhe i hapur.
Në njërën këngë, “To Be Loved” artistja nuk është përmbajtur aspak, ndërsa ka njoftuar se nuk do ta performojë në skenë për shkak të emocionalitetit të lartë.























