Kryeministri Rama firmos ndryshime në Qeveri
BKT
Shqipëri

Kryeministri Rama firmos ndryshime në Qeveri

Vetëm pak muaj pas dekretimit të kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama ka firmosur lëvizje në nivel zëvendësministrash në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar.

Mësohet se është liruar nga detyra zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla.

Në vend të tij, është emëruar Vjollca Braho. Kjo e fundit ka qenë në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor si dhe zv.ministre e Mirëqenies Sociale.

Vjollca Braho e ka drejtuar për kater vite ISSH, ajo ka qene drejtuese e Fondit te ISKSH dhe se fundi prej 3 vitesh ka mbajtur detyren e Kryeinspektores së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH./panorama.al


MË SHUME NGA Shqipëri