Nuk pranoi të vaksinohet, sulmuesi i Bayern pozitiv me Covid-19
BKT
Sport

Nuk pranoi të vaksinohet, sulmuesi i Bayern pozitiv me Covid-19

Eric Maxim Choupo-Moting ka rezultuar pozitiv në testet e fundit që ekipi i Bayern Munich ka zhvilluar. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Choupo-Moting është futbollisti i vetëm i  Bayern Munich që nuk ka pranuar ende të vaksinohet. Më parë edhe Joshua Kimmich, Musiala dhe Gnabry nuk pranuan të vaksinoheshin, por më pas ndryshuan mendje.

Ndërkohë, në komunikatë bëhet me dije se kamerunasi është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është futur në izolim dhe do të ndjekë të gjithë protokollin mjekësor të vendosur nga qeveria gjermane.