09:20 / 25.11.2021
Buxheti 2022, Kuvendi në seancë maratonë
Diskutohet dhe miratohet nen për nen buxheti dhe paketa fiskale.
Kuvendi sot në orën 10.00 fillon diskutimin e Buxhetit 2022 dhe paketës fiskale. Seanca e cila pritet të jetë maratonë sa i përket kohëzgjatjes do të ketë mundësi që deputetët të diskutojnë nen për nen detajet e dy projektligjeve të paraqitura nga qeveria.
Parimisht buxheti u miratua më 15 Nëntor ku mazhoranca deklaroi se është buxheti më i madh që ka pasur Shqipëria dhe që do të rrisë pagat dhe investime dhe do kontribuojë në rritjen ekonomike, opozita nga ana tjetër është kundër pasi e cilëson buxhet varfërues për shqiptarët që është në funksion vetëm të koncesioneve./Klan News























