Gjiknuri: Nuk ka marrëveshje të re politike për zgjatjen e Vettingut
BKT
Shqipëri

Gjiknuri: Nuk ka marrëveshje të re politike për zgjatjen e Vettingut

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka folur nga Elbasani në lidhje me ndryshimet kushtetuese që kërkohen për të zgjatur mandatin e organeve të Vettingut.

Gjiknuri tha se ky proces është mbi palët dhe ka një marrëveshje të dakordësuar më parë.

Sipas Gjiknurit, me reflektimin e opozitës do mundet të bëhet i mundur zgjatja e organeve të Vettingut. Ai u shpreh se sa i përket kësaj çështje nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje të re politike.  

“Nëse flini për zgjatjen e procesin të Vettingut është një proces që ka nisur rrugën e tij, është një proces mbi palët, është një proces që kryesisht adreson një problem të ngritur për shkak të skadimit të një afati, por ka një marrëveshje, ka një reformë të dakordësuar, ka institucione të ngritura, të cilat po funksionojnë dhe besoj që me reflektimin e opozitës shqiptare ne do të jemi në gjendje t’i zgjasim jetën këtyre organeve të cilat kemi rënë dakord. Pra nuk kemi të bëjmë as me ndonjë marrëveshje të re politike dhe as të ndryshimit të ndonjë strukture apo ngrehine kushtetuese e cila rrjedh si dakordësi e palëve politike”, tha Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së u pyet edhe për  emigracionin ku tha se:  Emigracioni është fenomen në të gjitha vendet e lindjes. Po bëjmë gjithçka që Shqipëria të jetë më e mirë, por emigracioni në kufi të hapur është fenomen normal, i cila do të vazhdojë dhe sfida e shumë vendeve edhe e Shqipërisë./tvklan.al

 


MË SHUME NGA Shqipëri