Scott del për herë të parë në publik pas ngjarjes tragjik në Astroworld
Sharr Travel

Scott del për herë të parë në publik pas ngjarjes tragjik në Astroworld

Reperi Travis Scott është parë në publik për herë të parë pas ngjarjes tragjike që u zhvillua në festivalin e tij muzikor Astroworld.

Reperi udhëtoi nga qyteti i tij i lindjes Houston në Kaliforni për të festuar Ditën e Falënderimeve me familje.

Scott ishte mbyllur në shtëpinë e tij në Houston pasi vdiqën 10 persona në koncertin e tij, e disa mbeten të plagosur. Reperi u padit nga disa persona për neglizhencë ku sipas tyre ai duhej të ndërhynte dhe të ndalonte koncertin, gjë të cilën nuk e bëri.

Sipas avokatit të Scott, ai nuk ishte në dijeni që diçka e tillë po ndodhte. Se si doli nga kontrolli situata është ende duke u hetuar nga organet kompetente.


MË SHUME NGA Magazina