Shiste drogë në kinema, aktori i njohur humbi vendin e punës
Sharr Travel

Shiste drogë në kinema, aktori i njohur humbi vendin e punës

Jared Leto i njohur për rolin e tij në filmin ‘House Of Gucci’, ka bërë një rrëfim interesant rreth jetës së tij private.

I ftuar në ‘The Ellen DeGeneres Show’, ai tregoi se si kishte shitur në mënyrë të paligjshme marihuanën për të fituar para shtesë.

“Kam punuar në një kinema kur isha adoleshent dhe më pushuan nga puna sepse shisja fshehurazi dozë të marihuanës nga dera e pasme. E kam parë që në moshë shumë të re që bari shkon mirë”, tha me shaka 49 vjeçari, fituesi i Oskarit.

Sot, marihuana është legalizuar në disa qytete të ShBA.

“Atëherë ishte e paligjshme. Ju mund të merrnit gjoba të rënda për përdorimin e marihuanës e lëre më shitjen e saj. Në këtë drejtim, unë kam dal mirë”, përfundoi ai.


MË SHUME NGA Magazina