Abdixhiku: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë sinkron të plotë politik
Sharr Travel

Abdixhiku: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë sinkron të plotë politik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në një takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Abdixhiku pas takimit ka thënë se Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik, transmeton Telegrafi.

“Sot, me bashkëpunëtorë, prita në selinë e LDK-së, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. Biseduam hapur për vizionin tonë të përbashkët drejt një të ardhme më të shëndoshë të shqiptarëve në rajon; perspektivën euroatlantike të dy shteteve, dhe kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë rrugëtim. Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik”, ka shkruar Abdixhiku në facebook.