Nga modelingu në biznes, Hailey Bieber zbulon projektin e saj të madh
Sharr Travel

Nga modelingu në biznes, Hailey Bieber zbulon projektin e saj të madh

Hailey Bieber dhe burri i saj, Justin Bieber kanë zbuluar sipërmarrjen e re dhe bëhet fjalë për një linjë kozmetike, të quajtur “Rhode”. Duke qenë se lëkura e saj është një nga tiparet e saj më të lakmueshme, fansat e saj dhe jo vetëm, mezi presin daljen në treg të këtyre produkteve të reja të bukurisë.

“Unë jam duke punuar në fushën e bukurisë me krijimin e një kompanie timen. Ne kemi punuar për këtë që nga fillimi i pandemisë, gati dy vjet më parë, dhe për herë të parë ndjej se jam në vendin e duhur, në kohën e duhur.”, është shprehur modelja.

Produktet që do të përfshihen në linjën e saj janë produkte për kujdesin e trupit, parfume dhe make up. Modelja konfirmoi: “Nuk do ta mbaj më sekret. “Rhode” ka kohë që është në punë dhe më në fund po afrohet. 2022 po vjen dhe nuk mund ta fsheh emocionin tim”.


MË SHUME NGA Magazina