17:24 / 25.11.2021
Ja si duket tabela e Superligës pas xhiros së 15-të
Me ndeshjet e luajtura sot është mbyllur xhiroja e 15-të. Derbi i ditës së sotme ishte ai mes Gjilanit dhe Dritës, ku gjilanasit fituan me rezultat minimal 1-0.
Me këtë fitore tani Gjilani ka 28 pikë në vendin e parë, pas formës së mirë të kaluar në ndeshjet e fundit.
Në anën tjetër Ballkani mposhti Malishevën 2-0, duke u ngritur në pozitën e dytë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara.
Drita pas humbjes nga Gjilani tani zë vendin e tretë me 25 pikë. Llapi mposhti Drenicën 3-5 duke u ngritur në vendin e katërt me 24 pikë.
Kjo është renditja e të gjitha skuadrave pas 15 xhirove të luajtura në Superligë:
























