Brit Awards merr kritika për heqjen e dy kategorive
Sharr Travel

Brit Awards merr kritika për heqjen e dy kategorive

Brit Awards ka hequr gjininë në kategoritë e ndarjes së çmimeve, për edicionin e vitit 2022.

Organizatorët kanë marrë kritikat për shkak të vendimit për të hqur çmimet tradicionale “Këngëtari më i mirë i vitit” dhe “Këngëtarja më e mirë e vitit” për herë të parë në historinë e tij, shkruan DailyMail.

Bosët e evenimentit pretenduan se masa ishte në një përpjekje “për të qenë sa më gjithëpërfshirës dhe sa më të rëndësishëm që të ishte e mundur”, duke lejuar kështu që të ketë çmime edhe për persona të pacaktuar në gjini.

Por fansat e kritikuan ndryshimin, me disa prej të cilëve që bënë edhe thirrje për një bojkot të shfaqjes së vitit të ardhshëm.

Brit Awards 2022 do të bëjë që këngëtarët të luftojnë për kategoritë “Artisti/ja më i/e mirë e vitit” në vend të çmimeve “Artisti më i mirë” apo “Artistja më e mirë”.

“Artisti/ja më i/e mirë ndërkombëtar/e i/e vitit” do të përdoret në zëvendësim të çmimeve tradicionale që kanë qenë më parë “Artisti më i mirë ndërkombëtar” dhe “Artistja më e mirë ndërkombëtare”.

Ceremonia e vitit 2022 do të shfaqë katër çmime të reja, fituesit e të cilave do të vendosen me votim publik – “Artisti/ja më i/e mirë alternative/rock”, “Artisti/ja më i/e mirë hip-hop”, “Artisti/ja më i/e mirë ritmik” dhe “Artisti/ja më i/e mirë R&B”.

 

Ndryshimet vijnë pasi këngëtari Sam Smith – i cili identifikohet si jo-binar (i papërcaktuar në gjini), i vuri organizatorët nën presion për të hequr kategoritë “Artisti më i mirë” dhe “Artistja më e mirë” në fillim të këtij viti.

Tri herë fituesi i çmimit Brits tha: “Muzika për mua ka qenë gjithmonë për bashkim dhe jo për ndarje”.

“Unë pres me padurim një kohë ku ceremonitë e ndarjes së çmimeve mund të reflektojnë shoqërinë në të cilën jetojmë”, tha këngëtari britanik.

Kjo tezë u rrëzua nga planifikuesit e ngjarjeve në atë kohë, sepse sipas tyre rrezikonte ‘të ishte kundërproduktive për diversitetin dhe barazinë’.

Por me një volum të madh sot, kryetari britanik Tom March njoftoi heqjen e kategorive të meshkujve dhe femrave në Brit Awards.

Ai tha: “Është e rëndësishme që Brits të vazhdojë të evoluojë dhe të synojë të jetë sa më gjithëpërfshirës që të jetë e mundur”.

“Është plotësisht koha e duhur për të festuar arritjet e artistëve për muzikën që ata krijojnë dhe punën që bëjnë, pavarësisht nga gjinia”.

March shtoi: “Jam vërtet i emocionuar për të njoftuar katër çmime të zhanreve të reja, të cilat krijojnë edhe më shumë mundësi për artistët që të vlerësohen për muzikën brilante që ata krijojnë dhe prodhojnë, dhe u japin fansave të muzikës mundësinë të përfshihen dhe të votojnë për të mbështetur artistët e tyre”.

Malcolm Clark, një producent televiziv dhe administrues i besuar i LGB Alliance, një shoqatë bamirësie që mbron lezbiket, biseksualët dhe homoseksualët që të përkufizojnë veten si të tërhequr nga të njëjtit seks, tha për DailyMail: “Ndërsa ne gjithmonë kemi dashur pak lakimin gjinor, është marrëzi të mohojnë që kategoritë e ndryshme pasqyrojnë faktin që gratë dhe burrat shpesh kanë përvoja që janë po aq të dallueshme sa zërat e tyre”.

“Shpesh shohim seksin duke u fshirë nga organizata që pretendojnë pa prova se ai dëmton disi komunitetin LGBTI+”.

“Sigurisht, mënyra më e mirë për të zbuluar do të ishte të na pyesni nëse duam të heqim kategori të veçanta seksi”.

“Fatkeqësisht, nuk duket se ka pasur një konsultim nëse komuniteti LGBTI e dëshiron këtë”.

Akademia e votimit britanik përbëhet nga rreth 1200 ekspertë të industrisë muzikore në media, artistë, shtëpi diskografike, promovues, shitës me pakicë dhe më shumë.

Nikoqir i mbrëmjes së ndarjes së çmimeve do të jetë Mo Gilligan.

Këto janë çmimet që do të ndahen vitin e ardhshëm në Brit Awards:

  • Artisti/ja i/e vitit (mundësuar nga YouTube)
  • Grupi më i mirë i vitit
  • Ylli në ngritje (mundësuar nga BBC Radio 1)
  • Artisti/ja i/e ri/e më i/e mirë
  • Kënga më e mirë e vitit (mundësuar nga Mastercard)
  • Artisti/ja më i/e mirë ndërkombëtar/e
  • Grupi më i mirë ndërkombëtar i vitit
  • Interpretuesi/ja më i/e mirë i/e zhanrit rock
  • Interpretuesi/ja më i/e mirë i/e zhanrit POP/R&B
  • Interpretuesi/ja më i/e mirë i/e zhanrit Hip-hop/Rap
  • Interpretuesi/ja më i/e mirë i/e zhanrit Dance. /telegrafi