Dua Lipa jep lajmin e rëndësishëm për albumin “Future Nostalgia”
Sharr Travel

Dua Lipa jep lajmin e rëndësishëm për albumin “Future Nostalgia”

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka njoftuar se nga nesër do të jetë në shitje turi i saj i “Future Nostalgia” në Britani dhe Evropë.

“Future Nostalgia” nga nesër në shitje në Britani dhe Evropë”, shkruan Dua Lipa në rrjetet sociale.

Albumi ka marrë shumë cmime, ku gjithashtu u vlerësua si më i dëgjuari në kategorinë e femrave vitin e kaluar në Spotify. Por së fundmi, është bërë albumi i parë i një artisteje që për gjashtë muaj me radhë ka qëndruar në listën e 10-es më të mirë në Billboard 200./diasporashqiptare.al/