Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për të rinjtë nga Kosova që fituan në garën ballkanike me idenë "Biovir", do të flas, Lyra Ymeraga.

Jehona Gjurgjeala, drejtoreshë e OJQ-së “Toka”, do të flas për konferencën e vullnetarizmit edukativ për Evropën Qëndrore dhe Lindore, ku Kosova është nikoqire.

Skënder Bedriu, përgjegjës i galerisë së arteve, flet për fillimin e bienales së pestë të vizatimit.

Për maratonën "Vrapimi i nëntorit", flet Valdete Qollaku, organizatore.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme