Lajcak takon edhe Bislimin për progresin e dialogut
Pas takimeve që pati dje me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, emisari i Bashkimit Europian (BE), për dialogun, Mirsolav Lajcak, është takuar edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Lajcak ka darkuar me të në një restoran në Prishtinë, ku edhe ka diskutuar me të për hapat e mëtutjeshëm në procesin e dialogut.
Në lidhje me takimin që ka pasur me Bislimin, Lajcak ka shkruar në Twitter.
“Me zv/kryeministrin e parë të Kosovës diskutuam një numër të çështjeve të rëndësishme që duhet të adresohen në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe si të bëhet progres në to”, ka shkruar Lajcak, përcjell Gazeta Metro.
With First Deputy Prime Minister of Kosovo @BislimiBesnik, I discussed
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 26, 2021
a number of important issues to be addressed in the Dialogue on normalisation of relations with Serbia and how to make progress on them. pic.twitter.com/faMcNvBYUd























