VIDEO-Kosova dhe Shqipëria do të rrisin bashkëpunimin
Sharr Travel

VIDEO-Kosova dhe Shqipëria do të rrisin bashkëpunimin

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, janë takuar sot në Elbasan, ku kanë mbajtur mbledhjen e përbashkët. Janë disa marrëveshje që janë nënshkruar në këtë mbledhje të përbashkët.

Pas mbledhjeve është mbajtur konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave.

Kryeministri Albin Kurti, tha se Kosova dhe Shqipëria do të rrisin bashkëpunimin. Kurti tha se marrëveshjet e arritura sot do të rrisim edhë më tej bashkëpunimin. “Ne po mbjellim bashkë dhe do na duhet edhe shumë shi dhe diell, na nevojiten për frytet që do ti gëzojnë qytetarët tona në të dy anët e kufirit. Jam i nderuar dhe i gëzuar me mbledhjen e  shtatë të përbashkët. Në vizitën e Ramës në Prishtinë para dya muajve u patëm zotuar sëbashku që e shohim të rëndësishëm koordinimin dhe sinkronizimin. Me marrëveshjet e sotme do të arritim edhe më tej bashkëpunimin. Progresi në numër i marrëveshje do të shoqërohet në cilësi në zbatimin e tyre. Bashkëpunimi do të forcojë shtetet tona. Përtej kësaj, këto mbledhje janë në horizontin e integrimeve në BE, që është fati ynë. Marrëveshjet si këto do të na mundësojnë që vizionet ti përkthejmë në veprime konkrete. Lidhshmëria jonë historike janë nyjet tona të forta për rritjen e shkëmbimeve tregtare. Qartësia dhe orientimi i përbashkët na udhëzon vetë për lëvizjet më të duhura dhe të mbara,” tha Kurti.

Kurse Kryeministri Edi Rama Rama, duke përmendur edhe marrëveshjen e firmosur për lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë apo shqiptarë, të cilët përmes një formulari mund të arrin të marrin një leje 5 vjeçare qëndrimi, thotë se ishte një absurditet! Më tej, Kryeministri Rama thotë se marrëdhënia me Kosovës shkon përtej tregut, ekonomisë, por është një marrëdhënie identitare.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale