Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në ditën e themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për agjenden e shënimit të themelimit, do të flas, Kolonel Sefer Isufi, shef i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes.

Burim Myftiu, artist, do të flas për ekspozitën e "Artit Bashkëkohor", në Shkup.

Për të drejtat pronësore dhe dhunën në familje, do të flasin, Njomza Emini, drejtoreshë e forumit për lidership dhe diplomaci dhe Joanna Lachana, shefe e zyrës për komunikim dhe media në Eulex.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme