Edhe Manchester United futet në garën për Haaland
BKT
Sport

Edhe Manchester United futet në garën për Haaland

Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle AS, ardhja e Rangnick në krye të pankinës së Manchester United mund të luajë një rol vendimtar në tentativën për blerjen e Haaland, pasi ka qenë tekniku gjerman ai që e ka marrë sulmuesin tek Salzburgu.

Sipas të gjitha gjasave “djajtë e kuq” do të jenë një nga skuadrat që do të luftojnë me Realin e Madridit për të bërë të vetin fenomenin norvegjez të Borussia Dortmundit.

Në fakt, afrimi i Rangnick mund të shihet edhe si një vendim strategjik, që do të sillte përfitime për Manchesterin, sepse tekniku njihet si një nga trajnerët gjermanë më me influencë dhe një zbulues talentesh.

Roberto Firmino, Naby Keita, Kimmich dhe Upamecano janë vetëm disa nga lojtarët që janë zbuluar nga ai.