17:08 / 26.11.2021
Lajme të këqija për Piolin,dëmtohet sulmuesi
Lajm i keq ka ardhur nga infermieria për Milanin.
Rezonanca magnetike të cilës iu nënshtrua sulmuesi francez Giroud, konfirmoi se ai ka dëmtim në kofshën e majtë.
Ai ka lënduar bicepsin femoral dhe do të mbetet të paktën 10 ditë jashtë fushave e më pas do të rivlerësohet përsëri gjendja e tij.
Maignan dhe Tomori i janë bashkuar ekipit në stërvitje.























