Goglat të pamëshirshme për Italinë e Portugalinë
BKT
Sport

Goglat të pamëshirshme për Italinë e Portugalinë

Është hedhur shorti për fazën Play Off në botërorit Katar 2022, teksa goglat janë treguar të pamëshirshme me Italinë e Portugalinë.

Të dyja janë në të njëjtin grup dhe vetëm njëra prehj tyre do t’ia dalë të shkojë në Katar, duke e bërë më emocionuese fazën Play off.

“Të kaltrit” do të sfidojnë Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale dhe më pas në finale do të përballen me fituesen e çiftit Portugali-Turqi, për të marrë një biletë për në Katar.

Plot 12 skuadra europiane do të marrin pjesë në fazën Play Off dhe vetëm 4 prej tyre do të sigurojnë një biletë për në Katar 2022. Sistemi i Play Off-it organizohet në 3 grupe me 4 skuadra, të cilat përballen dy e nga dy në gjysmëfinale dhe fitueset sfidohen në finale për një biletë.

Gjysmëfinalet e Play Off-it të Katar 2022 do të luhen më 24 mars, ndërsa 5 ditë më vonë, do të luhen finalet, ku edhe do të përcaktohen tre skuadrat e fundit që do të garojnë në Botërorin e ardhshëm.

Grupi A

Skoci-Ukrainë

Uells-Austri

Finale: Fitueset

Grupi B

Rusi-Poloni

Suedi-Republika Çeke

Finale: Fitueset

Grupi C

Itali-Maqedoni e Veriut

Portugali-Turqi

Finale: Fitueset