Dëmtimet nuk e lenë të qetë PSG, francezët humbasin Verratin
BKT
Sport

Dëmtimet nuk e lenë të qetë PSG, francezët humbasin Verratin

Sapo rikuperoi Sergio Ramos nga dëmtimi dhe kur më në fund mund t’i gëzohej organikës së plotë, trajneri i PSG, Mauricio Pochettino ka marrë një tjetër lajm negativ.

Kjo sepse mesfushori Marco Verrati ka pësuar një dëmtim dhe do të jetë jashtë fushave për të paktën tre javë.

Italiani nuk mundi të ishte në fushë pikërisht për këtë arsye në fushë ndaj Mnachester City në Champions League, ndërkohë që analizat e bëra së fundmi kanë nxjerrë në pah problemin.

Tashmë, Verrati i cili është edhe lojtari kryesor i francezëve në repartin e mesfushës duhet të nisë menjëherë fazën e rikuperimit ndërsa këtë sezon dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë.

Ai është aktivizuar në vetëm tetë ndeshje të këtij sezoni, ose përkthyer në minuta vetëm për 601 minuta.

Ndërkaq, te PSG nuk kanë të gatshëm as Ander Herrera duke e përkeqësuar edhe më shumë situatën për Pochettinon.