21:05 / 26.11.2021
Pacolli: Jemi të tronditur nga lajmi për disa të vrarë në fshatin Gllogjan
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë tre persona.
Ai u shpreh i tronditur nga ky lajm dhe shprehi ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.
"Jemi të tronditur nga lajmi për disa të vrarë në fshatin Gllogjan të Deçanit. Lutemi për të lënduarit dhe shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të viktimave. Tragjedi si kjo duhet të na bëjnë të zgjohemi dhe të kërkojmë zero tolerancë për armëmbajtje dhe për kriminelët e tillë!". ka shkruar Pacolli.























