Mehaj: I tronditur thellë nga lajmi për krimin e tmerrshëm në Deçan
Sharr Travel

Mehaj: I tronditur thellë nga lajmi për krimin e tmerrshëm në Deçan

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas tragjedisë në Gllogjan, ku kanë mbetur të vrarë tre persona, dhe një i lënduar nga një sulm me armë në drejtim të një autobusi.

Mehaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se u shpreh ngushëllime familjeve të të ndjerëve.

“Në këto momente shumë të rënda, jemi fizikisht dhe shpirtërisht pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre”, ka thënë ai.

“Ky lajm i kobshëm na thërret ndërgjegjien e të gjithëve për t’u bashkuar në front të përbashkët, institucione të sigurisë bashkë me qytetarë, për të parandaluar e vepruar efektshëm ndaj kriminelëve që marrin jetëra të pafajshme”, ka përfunduar ministri i Mbrojtjes.


MË SHUME NGA Aktuale