Nagelsmann në alarm, Covidi dhe dëmtimet përgjysmojnë Bayernin
Sharr Travel

Nagelsmann në alarm, Covidi dhe dëmtimet përgjysmojnë Bayernin

Bayern Munchen është në emergjencë totale. Teksa rivalët e Dortmund i janë afruar me vetëm 1 pikë larg në renditje, bavarezët kanë probleme edhe më të mëdha për sfidën e së shtunës me Bielefeld e për më tepër më 4 dhjetor ndaj rivalëve të përhershëm, pikërisht Borussia Dortmund.

Siç dihet, dy lojtarë janë të izoluar pasi kanë rezultuar me covid-19 dhe bëhet fjalë për Kimmich e Choupo-Moting por nuk mbaron këtu lista e të padisponueshmëve.

Trajneri Nagelsmann është alarmuar pasi disa lojtarë të tjerë si mbrojtësit Niklas Süle dhe Josip Stanisic, sulmuesit Serge Gnabry dhe fantazisti Jamal Musiala, të gjithë të prekur nga Covid kohët e fundit, sapo janë rikthyer në skuadër dhe nuk mund të luajnë ndaj Bielefeld madje edhe ndaj Dortmundit mund ta nisin në stol.

Lucas Hernandez, i cili ka patur një problem të vogël fizik do të sforcohet për të luajtur  ndërsa Tanguy Kouassi, i goditur në shpatull, do të qëndrojë në pushim, ashtu si edhe Marcel Sabitzer, mesfushori austriak, raporton oranews.

Pra praktikisht 8 lojtarë të skuadrës janë jashtë për Bayernin kur sfida e madhe me Dortmundin po afron.