Meta: Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit
Sharr Travel

Meta: Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit

President i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona.

Ai është shprehur thellësisht i tronditur nga siç e ka quajtur ky akt kriminal dhe ka shprehur ngushëllime për familjarët.

“Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë. Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë!” shkroi Meta në një postim në Facebook.

Tutje ai tha se ka besim të plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia e Kosovës do t’i zbulojnë sa më parë autorët, që sipas tij, meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor.


MË SHUME NGA Aktuale