Borell reagon për krimin monstruoz në Gllogjan
BKT
Lajme

Borell reagon për krimin monstruoz në Gllogjan

Kryediplomati evropian, Josep Borell ka reaguar pas krimit të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan, ku mbetën të vrarë 3 persona mes tyre dy nxënës.

Borell ka shkruar se ndihet i trishtuar nga sulmi dhe ka bërë thirrje që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

“I tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Zemra ime është me viktimat dhe familjet e tyre. Ata që janë përgjegjës duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të neveritshëm. Qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente pikëlluese. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtim në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Borell.

Policia e Kosovës ka dal me raport për sulmin makabër që u krye mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një.

Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.

I dyshuari për rastin gjendet në arrati.

Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash.

“Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58.  Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull  kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj  dhe një femër (nxënës) janë dërguar në  Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

 


MË SHUME NGA Lajme