15:33 / 27.11.2021
Prishtina mposht Ulpianën
Prishtina ka fituar përballjen me Ulpianën sot në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Leotrim Kryeziu ka shënuar për ta kaluar Prishtinën në epërsi në minutën e 34.Besnik Krasniqi ishte i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 55-të, duke ngritur epërsinë 0-2 për Prishtinën. Në minutën e 80-të Leotrim Kryeziu shënoi edhe golin e tretë për Prishtinën.























